Dy të rinj nga Patosi u prangosen nga policia pasi akuzohen se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një shtetasi tjetër. Ngjarja ka ndodhur me 30 dhjetor 2019.
Të arrestuarit janë A. G dhe V. L., të moshës 34-vjeçare dhe banues në Patos.
“Arrestimi i këtyre shtetasi u bë pasi për motive të dobëta, në fshatin Dukas, Patos, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit A.H, 60 vjeç, banues në Patos”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë gjahu, një gëzhojë dhe dy fishekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vrasje e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë “, thuhet ne njoftimin e policise se Fierit.











