Një aksident rrugor ka ndodhur këtë mesditë në aksion nacional Korçë-Pogradec, në afërsi të Maliqit.
Nga përplasja e fortë raportohet për pesë persona të plagosur, dy drejtuesit e mjeteve dhe tre pasagjerë, identiteti dhe gjendja shëndetësore e të cilëve nuk dihet ende.
Mësohet se është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikese për të nxjerrë të lënduarit. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
vijon..
/DRONI.al/












