Një ngjarje e rëndë është shënuar në rrugën nacionale në Milot ku një motor është goditur nga një automjet për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motorrit.
Burime bëjnë me dije se 50-vjeçari që po udhëtonte me motorcikletë ka humbur jetën, pasi është përplasur nga një mjet.
Kurbin/Informacion paraprak
Rreth orës 11:50 , në aksin rrugor Milot- Tiranë tek “Mbikalimi i Patokut”, automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin E.H., është përplasur me një çiklomotor me drejtues shtetasin Gj.N., i cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave te aksidentit.
/DRONI.al/












