Këto pamje të mrekullueshme vijnë nga eklipsi diellor në Lindjen e Mesme, që ishte i dukshëm në Riad, Kuvajt, Bahrein.
Në shumë vende në Azi u pa qartë eklipsi diellor, – Hëna “futet” mes Diellit dhe Tokës, nuk e mbulon tërësisht Diellin, por le një unazë ndriçuese – fenomeni njihet si “unaza e zjarrit”.

Në një eklips unazor, Hëna mbulon qendrën e Diellit, duke dhënë pamjen e një unaze të ndritshme.
Zakonisht ka dy eklips diellor në Tokë çdo vit, dhe ato ndodhin vetëm kur Toka është plotësisht ose pjesërisht në hijen e Hënës.
Fotot janë publikuar nga Deutsche Welle.
/DRONI.al/












