Gjatë mbrëmjes së djeshme, shefit të policisë në paraburgimin e Bradasheshit, Krenar Kasi, i është djegur automjeti.
Burimet nga policia informojnë se makina tip ‘Benz ML’ me targë AA 131 IX, që ka qenë e parkuar 100 metra nga drejtoria e policisë së Elbasanit, pranë ish-gjykatës në momentin kur është përfshirë nga zjarri.
Dyshimet paraprake janë se djegia ka qenë e qëllimshme dhe ka lidhje me detyrën që Kasi ka mbajtur më herët pasi ka qenë shef i sektorit të narkotikëve.
Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
/DRONI.al//











