Këshilli i Lartë i Prokurorisë miraton emërimet e përkohshme të drejtuesve të Prokurorisë në rrethe.
Mesohet se Këshilli i Lartë i Prokurorisë votoi prokuroren Rita Gjati si drejtuese të Prokurorisë Kukës.
Për këtë pozicion Komisioni i Karrierës kishte sjellë tre propozime, Edmond Kariqin, Fahrije Vatën dhe Rita Gjatin.
Ndërkohë në mbledhjen e sotme, KLP caktoi Kreshnik Ajazin drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan
Violeta Shkurta caktohet me 10 vota pro drejtuese e Prokurorisë së Shkallës se Parë Fier.Ndërsa Arben Dyla caktohet në pozicionin të drejtuesit të Prokurorisë së Shkallës së Parë Lushnje.
/DRONI.al/











