7680 kapsolla janë sekuestruar në Bulqizë, ndërsa ka nisur procedimi penal për dy pronarë dyqanesh, të cilat ishin planifikuar të shiteshin për festat e fundvitit.
Burime zyrtare bënë me dije se në dyqanin në pronësi të shtetasit A. K., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 120 pako, me 60 kapsolla secila dhe në dyqanin në pronësi të shtetasit me inicialet K. K., u gjetën 8 pako me 60 kapsolla secila.
https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/586572752172251/?t=1
Për këta shtetas filloi procedimi penal dhe materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Kontrollet vijojnë në të gjithë territorin dhe në këtë kuadër Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 e Komisariatin Dixhital çdo rast të tregtimit apo përdorimit të kapsollave, fishekzjarrëve dhe çdo rast të paligjshmërisë.
/DRONI.al/












