Nje kufome Eshte gjetur sot ne grykederdhjen e Ishmit ne det. Trupi i pajete eshte i seksit mashkull, njofton policia e Lezhes.
Detajet e policise:
Më datë 25.12.2019, në orët e pasdites, në grykëderdhjen e lumit Ishem, Kurbin , një peshkatar ka konstatuar një trup të pajetë, të seksit mashkull dhe ka lajmëruar Policinë Kufitare të cilët menjëherë kanë shkuar në vendgjarje.
Kufoma është transportuar në morgun e spitalit për ekspertizë mjeko-ligjore.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon hetimet për identifikimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes












