Moderatorja Floriana Garo është bërë nënë për herë të dytë. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë Floriana në Instagram, ku ka bërë një postim vërtet të ëmbël.
Djali i saj ka ardhur në jetë të hënën dhe Floriana ka publikuar një foto ku shfaqet duke i mbajtur dorën e vogël.
Ajo zbulon edhe emrin e vogëlushit, i cili quhet Priam. “Mirë se erdhe në këtë botë Priami në! E shijofsh sa me shumë çdo moment. Të duam pa fund!
Në mars të vitit 2018, ajo solli në jetë vajzën e saj të qujatur Adia, të cilën ende nuk ka vendosur ta prezantojë me ndjekësit në rrjetet sociale.
https://www.instagram.com/p/B6cm21uhCkE/?utm_source=ig_embedy
/DRONI.al/











