Një ngjarje e rende ne mes te dites, tronditi qytetin e Patosit, ku u shenuan dy viktima, te dy te rinj.
Pas një sherri brenda poliklinikës së Patosit, Martin Skëndaj, i cili mësohet se është me profesion gardian në burgun e Fierit, qëlloi me armë ndaj Elis Kapajt dhe Manol Rrapajt.
Kapaj humbi jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa Manol Rrapaj u dërgua me urgjencë në spital pa mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.
Policia arrestoi autorin e ngjarjes, efektivin e burgjeve Martin Skëndaj si dhe sekuestroi armën e zjarrit.
Mësohet se Martin Skëndaj, autori i krimit, ka tentuar të largohet pas krimit por është arrestuar në kohë rekord nga policia.
/DRONI.al/












