Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako do të merret në pyetje nga Prokuroria.
ABC News raporton se Dako pritet që të merret në pyetje në ditët në vijim nga organi i akuzës.
Dako do të japë dëshminë e tij lidhur me pasojat e tërmetit të 26 nëntorit, ku vetëm në qytetin e Durrësit humbën jetën 23 persona.
Bashkia e Durrësit është organi i drejtpërdrejtë që ka përgjegjësinë, pasi grupi i ekspertëve ka arritur në përfundimin se cilësia e ndërtimit ka qenë e dobët.
Kujtojmë se opozita reagoi menjehere kur ne listen e të arrestuareve dhe të proceduarëve nuk ishte emri i Dakos, madje PD e cilesoi kete rast si mbrojtje nga kreu i ekzekutivit.











