Burime zyrtare nga policia lokale kanë bërë të ditur se kanë vendosur nën sekuestro preventive për një sipërfaqe toke të mbjellë me pemë, që kap vlerën 2. 3 milionë euro, si pasuri e përfituar nga veprimtaria kriminale.
Ky sekuestrim pasuror u bë në kuadër të hetimit ndaj shtetasit A. L., si person i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Nga hetimet e kryera në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, ka rezultuar se ky shtetas dyshohet ta ketë përfituar këtë sipërfaqe pemëtore me anë të falsifikimit të dokumenteve.
Veprimet e mëtejshme ndiqen nga ana e Prokurorisë.
vijon..
//DRONI.al/












