• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

AKUZA/Dosja e Valdrin Pjetrit i shkon Prokurorisë së Tiranës, socialisti merret zyrtarisht nën hetim

droni by droni
17 December, 2019
in Politika
0
EMRI/Drejtori i Mimi Kodhelit në krye të hipotekave të vendit
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidati i Edi Ramës në Shkodër, Valdrin Pjetri është marrë zyrtarisht nën hetim nga prokuroria, pasi ka fshehur dënimin në Itali.

Në një deklaratë për mediat, Prokuroria e Përgjithshme ka bërë të ditur se Valdrin Pjetri është marrë nën hetim për falsifikim të formularit të dekriminalizimit.

Gjithashtu prokuroria ka bërë të ditur se Valdrin Pjetri ishte dënuar me 18 muaj burg dhe 1500 euro gjobë në Firence. Por ai nuk e ka vuajtur këtë dënim sepse është dëbuar në 4 shkurt të vitit 2003, dënim që i ka mbaruar në 27 korrik 2015.

Informacion mbi verifikimin e figurës së subjektit Vladrin Luigj Pjetri:

Partia Demokratike e Shqipërisë, me shkresën Nr.121 Prot., datë 01.08.2019 ka depozituar në Prokurorinë e Përgjithshme kërkesën me objekt ‘Verifikimin e pastërtisë së figurës të shtetasit Valdrin Luigj Pjetri’.

Në vijim, me shkresën Nr.121/1 Prot., datë 05.08.2019, në zbatim të përcaktimeve të pikës 2 të nenit 7, të Ligjit Nr.138/2015 ‘Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike’, ky subjekt ka dërguar bashkëlidhur nënshkrimet e jo më pak se 500 shtetasve me të drejtë vote, në mbështjetje të kërkesës për verifikim të figurës së shtetasit Valdrin Luigj Pjetri.

Prokuroria e Përgjithshme, bazuar në parashikimet e Ligjit Nr.138/2015 ka kryer verifikime të thelluara të deklarimeve të subjektit Valdrin Pjetri, të paraqitura në dy Formularë Vetëdeklarimi.

1. Formularit të Vetëdeklarimit, dorëzuar pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve nga subjekti Valdrin Luigj Pjetri, në cilësinë e kandidatit për Kryetar të Bashkisë Shkodër.

2. Formularit të Vetëdeklarimit dorëzuar pranë Departamentit të Administratës Publike, nga subjekti Valdrin Luigj Pjetri,në cilësinë e Drejtorit të Drejtorisë së Aseteve në Ministrinë e Mbrojtjes.

Në përfundim të verifikimeve të kryera është provuar se subjekti Valdrin Luigj Pjetri:

• Është arrestuar në flagrancë nga personeli i Policisë së Shtetit së Firences në datën 27.01.2003 së bashku me një shtetas tjetër shqiptar për shkelje të ligjeve mbi lëndën narkotike bazuar në ex art 73 DPR 309/90.

• Me vendimin penal Nr.474 të Gjykatës së Firences, subjekti Valdrin Luigj Pjetri është deklaruar fajtor për veprën penale ‘Mbajtje e paligjshme e lëndëve narkotike në bashkëpunim’, parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal Italian dhe nga neni 73 paragrafi i 1i Dekretit të Presidentit të Republikës të Republikës së Italisë, nr.309/90 dhe është dënuar me 36 (tridhjetë e gjashtë) muaj burgim dhe me gjobë  të barabartë me 2000 (dymijë) Euro, të zbritur për shkak të njohjes së rrethanave lehtësuese të përgjithshme, në 27 (njëzet e shtatë) muaj burgim dhe me gjobë të barabartë me 1.500 (njëmijë e pesëqind) Euro, e cila është zbritur për shkak të llojit të gjykimit në 18 (tetëmbëdhjetë) muaj burgim dhe me gjobë të barabartë me 1.000 (njëmijë) Euro.

Pezullim të dënimit dhe mospërmendje. Vendim i formës së prerë.

• I është revokuar leja e qëndrimit më datë 03.02.2003 nga Kuestori i Firencës.

• Është dëbuar nga territori Italian më datë 04.02.2003, masë e marrë nga Prefekti i Firences. Afati i dëbimit përfundoi më datë 24.07.2015.

Mbi këtë bazë dhe referuar parashikimeve të ligjit Nr.138/2015, si dhe Vendimit të Kuvendit Nr.17/2016 është arritur në konkluzionet se:

1. Subjekti deklarues Valdrin Luigj Pjetri, përfshihet në fushën e veprimit të nenit 2 pika 1 gërma ‘a’ e ligjit Nr.138/2015, ‘Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike’, për shkak të dënimit nga Gjykata e Firences me vendim të formës së prerë.

2. Subjekti deklarues Valdrin Luigj Pjetri, përfshihet dhe në përcaktimet e pikës 3, gërma ‘ç’, Kreu III-të, i Vendimit Nr. 17/2016 të Kuvendit të Shqipërisë, për shkak të mosdeklarimit prej tij në Formularët e Vetëdeklarimit të arrestit në flagrancë, ndjekjes penale ndaj tij në Itali, mosdeklarimit të dënimit penal të formës së prerë dhënë ndaj tij nga Gjykata e Firences dhe mosdeklarimit të masës së dëbimit nga shteti Italian.

Në përfundim të procesit vendimmarrja i komunikohet subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Departamentit të Administratës Publike.

Në lidhje me mosdeklarimet prej subjektit në Formularët e Vetëdeklarimeve të fakteve të konstatuara materialet i kaluan për kompetencë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale ‘Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve’, të parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal.

Tags: AKUZATprocedim penalprokuroriavaldrin pjetri
Previous Post

VIDEO/Salianji nuk ndalet, publikon të tjera audiopërgjime mes Alizotit dhe ish-drejtorit të policisë

Next Post

Durres, mbeten ne qeli te burgosurit e termetit

droni

droni

Next Post
“Koncesioneve dhe oligarkëve nuk do t’u preket asnjë qindarkë”, ish-deputeti denoncon: Për njerëzit pa shtëpi me të parë me të bërë

Durres, mbeten ne qeli te burgosurit e termetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.