Vetëm disa javë më parë, Mc Kresha zbuloi se ishte ne nje lidhje disa vjeçare me një vajzë duke i surprizuar te gjithe. Burimet e ngushta prane kengetarit, rrëfyen se ai kishte plane për martesë, dhe kështu ka ndodhur.
Ditën e djeshme këngëtari i njohur MC Kresha i dha fund beqarisë së tij me Erzina Shehun. Nusja shihet me një fustan shumë modern duke bërë diferencën.
Edhe pse MC Kresha është treguar shumë hermetik sa i përket publikimit të fotove, miku i tij Ledri Vula ka ndarë me ndjekësit disa video dhe foto ku tregojnë momente të ndryshme nga dasma.

/DRONI.al/











