Tërmeti i 25 nëntorit shkatërroi shumë banesa edhe në qytetin e Laçit. 7 pallate u shpallën të pabanueshëm pas dëmeve të mëdha që kishin marrë.
IKMT ka nisur ditën e sotme punën për shembjen e këtyre 7 pallateve dhe procesi është duke u monitoruar edhe nga forcat e policisë. Të pranishëm janë edhe banorët që kanë jetuar në këto pallat.

/DRONI.al/











