Tre nga trajnerët e Superligës shqiptare u shkarkuan gjatë ditës së sotme fill pas mbjajtjes së ndeshjes të superligës
Bledi Shkëmbi i Teutës, Franko Lerda i Partizanit dhe greku Jorgos Marantas i Luftëtarit, janë shkarkuar nga ekipet respektive dhe janë zyrtarisht papunë.
Gjithçka lidhet me humbjet që ekipet pësuan këtë javë të 15-të të Superligës.
Për Bledi Shkëmbin fatale rezultoi humbja e sotme ndaj Kukësit 4-0. Me të njëjtin rezultat u mund dhe Luftëtari ndaj Laçit, ndërsa Lerda i Partizanit u shkarkua pas humbjes në derbi mbrëmjen e djeshme ndaj Tiranës.
Teuta, Partizani dhe Luftëtari pritet të emërojnë gjatë ditëve në vazhdim trajnerët e rinj.












