Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur ne mesnate në qytetin e Gjirokastrës, në lagjen e njohur si “Blloku i furrave”, rruga nacionale Gjirokastër – Kakavijë.
Burime jozyrtare flasin për një të vdekur, drejtuesi i mjetit. Ai eshte identifikuar si M. Xhebro, nga Nivica e Tepelenes.
Korespondentja e gazeted Panorama bën me dije se në vendngjarje kanë mbërritur 3 autoambulanca, ndërsa nuk dihet ende numri i të përfshirëve në aksident.











