Manjola Nallbani ka publikuar për ndjekësit e saj në ‘Instagram’ një nga videot më ‘funny’ në boten e Showbizzit.
Këngëtarja ka zbuluar një moment gjatë xhirimeve të këngës së saj më të fundit ‘Sa sytë e mi’, ku ne nje moment nje grumbull patash i jane turrur.
“Sikur po më turreshin demat, jo patat. Gjatë xhirimeve të këngës ‘Sa sytë e mi’”, ka shkruar Nallbani bashkangjitur postimit të saj më të fundit në ‘Instagram’.
Kjo video ka qenë ndryshe nga çdo postim i mëparshëm i artistes, ndaj dhe komentet kanë qenë mjaft pozitive dhe me humor.
/DRONI.al/











