Pas një ministri të ri në kabinetin “Rama 2”, tërmeti sjell ndryshime edhe në Presidencë. Zëdhënësi i Presidentit të Republikës bën me dije se Kreu i Shtetit ka emëruar z. Shemsi Prençi Këshilltar të Posaçëm për Emergjencat Civile.
“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka vendosur të emërojë z.Shemsi Prençi Këshilltar të Posaçëm për Emergjencat Civile”, shkruan Blushi, zëdhënësi i Presidentit.
Rikthimi i Shemsit pritet te jete pozitiv, pasi me heret ai ka mbajtur detyra të rëndësishme në Policinë e Shtetit dhe ka qenë në krye të emergjencave civile.
Kujtojmë se Kryeministri Edi Rama ka propozuar krijimin e nje ministrie te ri, te rindertimit pas termetit, ku ne krye te ishte Arben Ahmetaj, emër që Presidenca e pranoi.
/DRONI.al/












