Pas realizimit të dy akteve të ekspertimit janë konstatuar se godina e Gjykatës së Lezhës paraqet rrezikshmëri për të kryer funksione normale, për shkaktë dëmtimeve që ka marrë nga tërmeti I 26 Nëntorit.
Burime bëjnë me dije se prej dy jëvësh për shkak të kësaj situate, çështjet immediate gjyqësore janë zhvilluar në ambjentet e Prokurorisë së Lezhës.
Kryetarja e gjykatës, Ornela Naqellari është shprehur se objekti ka dëmtime të rënda në strukturë dhe kolona.
Ky tërmet nuk solli deme vetem ne banesat dhe pallatet e qytetarëve, por dhe tek godinat e institucioneve, si prokurori, gjykata, drejtori apo shkolla dhe spitale.
/DRONI.al/












