• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Unioni Ndërkombëtar Demokrat rezolutë të posaçme për Shqipërinë, Bardhi: Zgjidhja e krizës vetëm me zgjedhje

droni by droni
10 December, 2019
in Politika
0
Unioni Ndërkombëtar Demokrat rezolutë të posaçme për Shqipërinë, Bardhi: Zgjidhja e krizës vetëm me zgjedhje
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Unioni Ndërkombëtar Demokrat, IDU, i kërkoi qeverisë dhe opozitës në Shqipëri të zgjidhin pa humbur kohë krizën politike.

Teksa ka komentuar kete reagim, sekretari i pergjithshem i PD, Gazment Bardhi eshte shprehur se fundmi se organizata më e madhe botërore e partive të qendrës së djathtë dhe të qendrës, e cila kryesohet nga kryeministri kanadez, Stephen Harper, ka miratuar në takimin e fundit në Washington një rezolutë të posaçme për Shqipërinë.

Sic mësohet se fundmi, Rezoluta me 8 pika ka në fokus nevojën urgjente të Shqipërisë për zgjidhjen e krizës politike, për zgjedhje të lira e të ndershme, për dënimin e politikanëve, zyrtarëve dhe kujtdo tjetër të përfshirë në krime elektorale, për funksionimin e organeve të drejtësisë, veçanërisht Gjykatës Kushtetuese, për gjykim pa vonesë të ligjshmërisë e 30 Qershorit, si dhe për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Rezoluta shpreh keqardhje për mungesën e vullnetit politik nga PS për një reformë konsensuale zgjedhore dhe në kontrast me këtë, shpreh mbështetjen e Unionit Ndërkombëtar Demokrat për përpjekjet e Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj për zgjidhjen e krizës politike dhe përmbushjen e aspiratave euroatlantike të qytetarëve shqiptarë.

Unioni Ndërkombëtar Demokrat u themelua 36 vjet më parë nga politikanët më të njohur të kohës, kancelari gjerman Helmut Kohl, kryeministrja britanike Margaret Thatcher, presidenti i mëvonshëm i Francës, Jacques Chirac, si dhe mori pjesë zëvendës Presidenti amerikan i kohës, George Bush, duke qenë se pjesë e rëndësishme e organizatës është edhe Partia Republikane në SHBA.

Rezolutë e Unionit Ndërkombëtar Demokrat IDU,

Miratuar në Takimin Ekzekutiv

6 Dhjetor 2019

Washington DC

• Duke mbajtur në konsideratë konkluzionet për Shqipërinë të Këshillit Evropian mbajtur në 17-18 Tetor 2019 dhe Raportin e OSBE/ODIHR në 5 Shtator 2019

• Duke mbajtur në konsideratë faktin që Shqipëria është duke u përballur me një krizë të thellë politike, me largimin e popullsisë nga vendi dhe me rënien e ekonomisë,

• Duke mbajtur në konsideratë faktin se zgjedhjet e 30 Qershorit u mbajtën pa marrë parasysh interesat e zgjedhësve dhe u zhvilluan në sfondin e një situate krize politike dhe institucionale,

• Duke njohur angazhimin e vendosur dhe të palëkundur të Partisë Demokratike të Shqipërisë në mbështetje të procesit të Integrimit Europian të Shqipërisë;

• Në mbështetje të angazhimit të Bashkimit Europian për procesin e zgjerimit, bazuar në përmbushjen e kritereve të anëtarësimit nga vendet aplikante;

• Duke theksuar rëndësinë e procesit të integrimit si një katalizator i reformave, dhe duke vlerësuar mbështetjen që gëzon ky proces nga qytetarët shqiptarë;

Unioni Ndërkombëtar Demokrat:

1. I bën thirrje partisë qeverisëse dhe opozitës në Shqipëri të ndërmarrin çdo përpjekje për ta tejkaluar në mënyrë të menjëhershme këtë krizë të thellë politike nëpërmjet dialogut politik.

2. Shpreh keqardhje për mungesën e vullnetit politik nga partia qeverisëse për të arritur progres në draftimin dhe miratimin me konsensus nga partitë politike të reformës zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR.

3. Duke theksuar thirrjen e përsëritur nga OSBE/ODIHR të rëndësisë që ka vullneti politik për të zbatuar plotësisht standardet e kërkuara për zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, bën thirrje për zbatimin e reformës zgjedhore në dobi të demokracisë shqiptare dhe të funksionimit të institucioneve demokratike në nivel qendror dhe vendor.

4. Shpreh nevojën urgjente që Shqipëria të sigurojë funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë dhe strukturat e specializuara në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar; bën thirrje për një vendim përfundimtar të shpejtë të Gjykatës Kushtetuese mbi ligjshmërinë e zgjedhjeve të 30 Qershorit të vitit 2019.

5. Thekson se aktiviteti i blerjes së votës dhe përfshirja e krimit të organizuar në zgjedhje është e papranueshme për standardet Europiane dhe bën thirrje për rezultate të prekshme në kohë të afërt dhe procedim penal të suksesshëm të të gjithë fajtorëve përfshirë politikanët, zyrtarët dhe bandat kriminale të përfshirë në vjedhje votash dhe krime të tjera elektorale gjatë zgjedhjeve.

6. Shpreh shqetësim të thellë përsa i përket fenomenit të përsëritur të kandidimit të njerëzve me rekorde kriminale apo zgjedhjes së tyre në funksione publike në shkelje të hapur të “Ligjit të Dekriminalizimit” dhe bën thirrje për zbatim të shpejtë dhe pa mëdyshje të ligjit dhe largimin nga funksioni të gjithë shkelësve të tij.

7. Vëren më shqetësim faktin se Shqipëria konsiderohet bazë operacionale e rrjeteve të krimit të organizuar si dhe po përballet me korrupsionin në të gjitha nivelet e qeverisjes;

shpreh nevojën urgjente të Shqipërisë të përfundojë hetimet, procedimin dhe dënimin për rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar; thekson nevojën për rezultate solide në luftën kundër kultivimit masiv dhe trafikimit të kanabisit dhe luftën kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave; nisjen dhe përfundimin e procedimeve të gjithë fajtorëve përfshirë politikanët dhe zyrtarët e lartë.

8. Mbështet plotësisht Partinë Demokratike të Shqipërisë dhe aleatët e saj në përpjekjet e tyre për të zgjidhur krizën politike, si dhe angazhimin e tyre të palëkundur në përmbushje të aspiratave Euro-Atlantike të qytetarëve të Shqipërisë“,-shkuan Bardhi duke cituar Unionin.

//DRONI.al/

Tags: demokratgazmend bardhithirrjaunioni
Previous Post

“Prokuroria ka prova për të vepruar mbi Dvoranin”, Meta: Rasti është tmerrësisht flagrant

Next Post

Vuçiç akuzohet për trafik droge, kryebashkiaku dorëzon kallëzim penal

droni

droni

Next Post
Serbia, seancë e jashtëzakonshme e Byrosë së shërbimeve  të sigurisë

Vuçiç akuzohet për trafik droge, kryebashkiaku dorëzon kallëzim penal

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.