Tmerr dhe panik raportohet nga Cekia. Një ngjarje e rëndë është regjistruar në spital ku një person hapi zjarr, duke lënë të vdekur gjashtë persona.
Ngjarja ndodhi në qytetin e Ostrava-s. Mediat ndërkombëtare raportojnë se nga të shtënat ka edhe persona të plagosur. Lajmi është konfirmuar edhe nga ministri i Brendshëm çek, Jan Hamácek, i cili pohoi se vrasësi ende nuk është arrestuar, ndërsa policia i është vënë pas.
Kjo e fundit i ka bërë thirrje qytetarëve që kushdo që ka informacion të sinjalizojë. Deri më tani nuk dihet identiteti i autorit si dhe motivi pse kreu kete krim makabër.
vijon..
//DRONI.al/











