• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Betimi i gjyqtarëve/Zbulohet drafti i PS-së, si mazhoranca kërkon ti heqë kompetencën Metës

droni by droni
10 December, 2019
in Politika
0
Betimi i gjyqtarëve/Zbulohet drafti i PS-së, si mazhoranca kërkon ti heqë kompetencën Metës
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Marrë shkas nga debatet e fundit ku gjyqtarja Arta Vorpsi bëri betimin tek noterja, pasi presidenti nuk e thërriti, PS ka dalë me një draft të ri, për zhbllokimin e situatave të mundshme kur kreu i shtetit refuzon organizimin e ceremonisë së betimit.

Dy prej propozimeve të socialistëve thonë se një anëtar i Gjykatës Kushtetuese duhet të bëjë betimin me shkrim, nëse nuk thërritet brenda 10 ditësh nga ana e presidentit. Ndërsa variant i dytë për anëtarët e Gjykatës së Lartë, kërkon që puna e tyre të nisë pas betimit në Këshillin e Lartë Gjyqësor, duke ‘dribluar’ sërish institucionin e presidencës.

Në draft thuhet se “Nëse magjistrati nuk është thirrur për të bërë betimin, pas përfundimit të afatit të parashikuar në pikën 2 të këtij neni, ai betohet me shkrim sipas formulës të parashikuar në pikën 1 të këtij neni dhe ia dërgon atë të nënshkruar personalisht Këshillit. Data e organizimit të ceremonisë së betimit ose data e dërgimit të betimit me shkrim pranë Këshillit konsiderohet si dita e fillimit të detyrës së magjistratit dhe përfshihet në dosjen personale të magjistratit. Në rast se magjistrati nuk pranon të bëjë betimin, mandati i tij përfundon.”

KUVENDI

P R O J E K T L I GJ

Nr.__/ 2019

“PËR

DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 96/2016, DATË 06.10.2016, “PËR STATUSIN E GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR”

Në mbështetje të neneve 81 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Në ligjin nr. 96/2016, datë 06.10.2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen shtesat dhe ndryshimet e mëposhtme:

Neni 1

Në nenin 37 bëhen ndryshimet e mëposhtme:

1. Në nenin 37, pika 2, pas fjalës “ceremoni publike” shtohen fjalët “përpara Këshillit të Lartë Gjyqësor ose Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Këshilli organizon ceremoninë e betimit jo më vonë se 10 ditë nga data e emërimit të magjistratëve.”.

2. Pas nenit 37, pika 2, shtohet pika 3, me përmbajtjen e mëposhtme:

“3. Nëse magjistrati nuk është thirrur për të bërë betimin, pas përfundimit të afatit të parashikuar në pikën 2 të këtij neni, ai betohet me shkrim sipas formulës të parashikuar në pikën 1 të këtij neni dhe ia dërgon atë të nënshkruar personalisht Këshillit. Data e organizimit të ceremonisë së betimit ose data e dërgimit të betimit me shkrim pranë Këshillit konsiderohet si dita e fillimit të detyrës së magjistratit dhe përfshihet në dosjen personale të magjistratit. Në rast se magjistrati nuk pranon të bëjë betimin, mandati i tij përfundon.”

Neni 2

Në nenin 61 bëhen shtesat dhe ndryshimet e mëposhtme:

1. Pika 2, ndryshon si vijon:

“2. Mandati i anëtarit të Gjykatës së Lartë që përzgjidhet mes juristëve të spikatur fillon në ditën e betimit. Këshilli i Lartë Gjyqësor organizon ceremoninë e betimit jo më vonë se 10 ditë nga data e emërimit ose e shpalljes i emëruar. Nëse anëtari i Gjykatës së Lartë nuk thirret për të bërë betimin, pas përfundimit të këtij afati, ai kryen betimin në formë të shkruar dhe ia dërgon atë të nënshkruar personalisht Këshillit të Lartë Gjyqësor.  Data e organizimit të ceremonisë së betimit ose data e dërgimit të betimit me shkrim pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor konsiderohet si dita e betimit dhe e fillimit të detyrës së gjyqtarit të Gjykatës së Lartë dhe përfshihet në dosjen e tij personale. Në rast se gjyqtari nuk pranon të bëjë betimin, mandati i tij përfundon.”

2. Pas pikës 2, shtohen pikat 2/1, 2/2 dhe 2/3 me përmbajtje si më poshtë vijojnë:

“2/1. Mandati i Prokurorit të Përgjithshëm fillon në ditën e betimit. Ceremonia e betimit organizohet nga Kuvendi jo më vonë se 10 ditë nga data e emërimit ose shpalljes i emëruar. Nëse Prokurori i Përgjithshëm nuk është thirrur për të bërë betimin, pas përfundimit të këtij afati, ai kryen betimin në formë të shkruar  dhe ia dërgon atë Kuvendit dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Data e organizimit të ceremonisë së betimit ose data e dërgimit të betimit me shkrim pranë Kuvendit konsiderohet si dita e betimit dhe e fillimit të detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm dhe përfshihet në dosjen e tij personale. Në rast se Prokurori i Përgjithshëm nuk pranon të bëjë betimin, mandati i tij përfundon”.

2/2. Mandati i anëtarëve të Gjykatës së Lartë që ngrihen në detyrë nga radhët e gjyqtarëve fillon në datën e emërimit ose shpalljes i emëruar.

2/3. Mandati i prokurorëve në Prokurorinë e Posaçme fillon në datën e ngritjes së tyre në detyrë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.”

Neni 3
Në nenin 130, pika 2, togfjalëshi “institucione të tjera shtetërore, organizata” zëvendësohet me togfjalëshin “institucion publik apo subjekt privat ”.
Neni 4

Neni 152 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 152
Pezullimi në rastin e procedimit disiplinor
1. Inspektori i Lartë i Drejtësisë kryen menjëherë një hetim paraprak për të verifikuar besueshmërinë e burimit të informacionit sipas nenit 124 të këtij ligji ose ankesës së paraqitur nga subjektet e përcaktuara në nenin 119 të këtij ligji, kur ka dyshim të arsyeshëm se një magjistrat ka kryer një shkelje të rëndë. Kur Inspektori i Lartë i Drejtësisë përcakton se burimi i informacionit ose ankesa është e besueshme, i paraqet Këshillit përkatës kërkesën e arsyetuar për fillimin e një procedimi disiplinor dhe për pezullimin e magjistratit, brenda 3 ditëve nga marrja e ankesës ose nga momenti që ka marrë dijeni për shkeljen e pretenduar..
2. Këshilli pezullon magjistratin nga detyra, nëse krijon bindjen se vazhdimi i magjistratit në detyrë dëmton rezultatin e procedimit disiplinor, pengon konkluzionin e tij të drejtë ose të rregullt, ose diskrediton rëndë figurën dhe pozitën e magjistratit. Këshilli vendos për pranimin ose rrëzimin e kërkesës për pezullimin e tij jo më vonë se 3 ditë pas paraqitjes së kërkesës.
3. Pezullimi, sipas këtij neni, zgjat deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga Këshilli mbi kërkesën për procedim disiplinor, me përjashtim të rastit kur Këshilli vendos të revokojë pezullimin, sipas nenit 156 të këtij ligji.
4. Këshilli pezullon procedimin disiplinor kur cmon se ka nevojë për hetime të mëtejshme për shkeljen disiplinore duke i kërkuar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë të kryejë këto hetime. Inspektori i Lartë i Drejtësisë heton me përparësi këto shkelje dhe i paraqet Këshillit raportin dhe dosjen e hetimit. Në këto raste, masa e pezullimit të magjistratit nga detyra vazhdon në fuqi.”

Neni 5
Neni 160 ndryshohet si më poshtë:

“Organet kompetente në periudhën kalimtare

“1. Deri në gjashtë muaj pas krijimit të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, shkeljet disiplinore të magjistratëve, ndiqen dhe hetohen nga Këshillat, nëpërmjet njësive të përkohshme, që përbëhen nga magjistratë  të komanduar  sipas parashikimeve të neneve 53 -54 të këtij ligji dhe që zbatojnë për aq sa është e mundur rregullat procedurale dhe kriteret e parashikuara në Pjesën V, Kreun I, II dhe V  të këtij ligji.
2. Këshillat sigurojnë përmes masave administrative, pavarësinë organizative dhe funksionale të njësive të vecanta dhe miratojnë  rregulla për organizimin dhe funksionimin e tyre.
3. Pas mbarimit të afatit të parashikuar në pikën 1 të këtij neni të gjitha dosjet në proces hetimi nga Këshillat, i kalojnë nën përgjegjësi zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.”

Neni 6

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I
GRAMOZ RUÇI

…………………………………………………………

KUVENDI

P R O J E K T L I GJ
Nr.__/ 2019

“PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR. 8577, DATË 10.02.2000, “PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E GJYKATËS KUSHTETUESE”, TË NDRYSHUAR”

Në mbështetje të neneve 81 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

K U V E N D I I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË V E N D O S I:
Në ligjin nr. 8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa:

Neni 1

Në nenin 8, paragrafi 1, shtohet fjalia e dytë me këtë përmbajtje:

“Presidenti i Republikës organizon ceremoninë e betimit jo më vonë se 10 ditë nga data e zgjedhjes, emërimit ose shpalljes të emëruar të anëtarit të Gjykatës Kushtetutese. Nëse anëtari i Gjykatës Kushtetuese nuk thirret për të bërë betimin, pas përfundimit të këtij afati, ai kryen betimin në formë të shkruar  dhe ia dërgon atë Presidentit të Republikës, organit të emërtesës dhe Gjykatës Kushtetuese. Data e organizimit të ceremonisë së betimit ose data e dërgimit të betimit me shkrim, konsiderohet si dita e betimit dhe e fillimit të detyrës së gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe përfshihet në dosjen e tij personale. Në rast se gjyqtari nuk pranon të bëjë betimin, mandati i tij përfundon”

Neni 2

Në nenin 86, pas pikës 4 shtohet pika 5 me këtë përmbajtje:
“5. Gjyqtarët e zgjedhur, të emëruar ose të shpallur të emëruar, por që nuk kanë bërë betimin, me hyrjen në fuqi të këtij ligji betohen sipas rregullave të këtij ligji.”

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren Zyrtare”.

K R Y E T A R I
GRAMOZ RUÇI

/DRONI.al/

Tags: BETIMIdraftigjyqtaretmetaPS
Previous Post

DETAJE/Vrasja në pallatin e Marsida Qatjas, kush është i riu që u qëllua për vdekje në Kavajë

Next Post

“Prokuroria ka prova për të vepruar mbi Dvoranin”, Meta: Rasti është tmerrësisht flagrant

droni

droni

Next Post
“Larg duart nga Gjykata Kushtetuese”, shpërthen Meta: Palaçot ndërkombëtarë dhe Rama kujtojnë se tallen me popullin

"Prokuroria ka prova për të vepruar mbi Dvoranin", Meta: Rasti është tmerrësisht flagrant

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.