• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/”Poezi për zemrën”, Besnik Mustafaj: Dua të vdes për një dashuri të vërtetë

droni by droni
9 December, 2019
in Kulture, speciale
0
Besnik Mustafaj në mbështetje të Sherefedin Shehut: Në Dibër po ngjallet shpresa
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Besnik Mustafaj mund të mburret lirshëm me këtë vëllim të tijin poetik, të krenohet me stilin e tij, për marrëdhënien e bukur që poezia e këtij vëllimi krijon me lexuesin, me përdorimin lakonik të rrëfimit ndiesor, për krijimin e veçantë të verbit poetik, për trajtimin krejt delikat të gjuhës, ashtu siç e trajton edhe të dashurën nëpër vargje. Poezi për zemrën – ja, kështu i thashë vetes tek lexoja gjatë redaktimit poezitë e librit “Biri i Adamit”. Sepse jo vetëm mendja po ushqehej bukur estetikisht, por edhe zemra ndiqte ritmet e leximit mes ndryshimit të ritmeve të rrahjes. Madje, dhe sytë m’u përlotën disa herë:

“ZBULIMI I BURRIT” –
DHE GJAKU IM NËN LËKURË
“Atëherë Jakobi puthi Rakelën,
ngriti zërin dhe qau”.
Zanafilla 29/11.
Libri i Zanafillës nis me historinë e një dashurie, atë të burrit dhe gruas së parë; dhe ashtu në çdo përjetim dashurie, ne ndihemi në një lumturi drithëruese e të papërshkruar, si dy njerëzit e parë. Ja, pra se si “Zbulimi i burrit” nuk është vetëm zbulimi i hershën i Adamit, i Jakobit, i poetit, por edhe Lexuesit që di ta lexojë në mënyrë gjithëshqisore këtë poezi.
Lirika e poetit mbart këtu si emocionin e të vetëshprehurit të zërit, ashtu edhe të trupit. Instinktet njerëzore dhe erosi luajnë aq butësisht, sa jo vetëm poeti nuk mund ta ndjekë lojën e zanafillës krejt në distancë, por të sinkronizohet duke u bërë po aq i brishtë sa heroi lirik, por nën ndikimin e pashmangshëm të brishtësisë së vargjeve, po aq i brishtë bëhet edhe lexuesi. Këto vargje që na vizatojnë situata erotike të ngrohta, e bëjnë lexuesin të jetë krejtësisht i përfshirë në përjetimet vetanake të autorit. Pronori i përdorur këtu e bën lehtësisht të identifikueshëm lexuesin me burrin e parë, me Adamin, me Jakobin, me poetin, me vetveten.

VDEKJA – OSE FJALA MË E
BUKUR PËR DASHURINË E PAKOHË
Nga poezitë e hershme të vëllimit, që datojnë në vitin 1987, e deri tek ato të vitit 2017, gjejmë tinguj vargjesh të gëzuara, por edhe të trishtuara, melankolike, provokuese, mohuese të realitetit e ndonjëherë pajtuese me të, madje pajtuese edhe me vetë vdekjen, së cilës autori i bën një trajtim poetik krejtësisht të veçantë dhe ndonjëherë po aq të kujdesshëm sa edhe me vetë dashurisë:
Të thashë, unë hyra padashur në lojë,
Po të humbisja,
me ç’kishe lënë ti tek unë
Do të zbukurohej vdekja aq shumë
Sa lehtësisht do të futej ndër njerëz, si joshje e ëmbël.

(Nga Poezia “Qymyri i çuditshëm”)
Ajo që nuk ndryshon në këto poezi pa dyshim është gjeografia e dashurisë së poetit: për gruan, të dashurën, vendlindjen, për Hanën, për natyrën; dashuria për dashurinë pa fillim e pa fund/si në përrallë; ajo ka zemrën e autorit, kudo të jetë ai, në Paris, në Tiranë, në Prishtinë, në Nju Jork, në Torino: E ç’janë 30 vjet për dashurinë në poezi (mosha e poezive të librit)? Asgjë s’janë. Kur e dimë se ajo është e pavdekshme.
Unë dua të vdes për një dashuri të vërtetë,
që e kam në ëndrra dhe e kam në zhgjëndrra,
mësova prej saj lojën e dehjes së trupit dhe të shpirtit,
me të dhe pa të, krahët i kam përherë të harkuar
në një përqafim të pafund.
Unë duhet të vdes që ta mbroj, por nuk vdes dot,
kam frikë.
Kush do të më ndëshkojë për frikën,
kur frikacakët nuk ndëshkohen?
(Nga poezia “Dell antiheroi”)
Libri është i ndarë në tri cikle. 1. Zbulimi i burrit (me 25 poezi); 2. Jashtë orbitës (23 poezi); 3. Plagë në përfytyrim (17 poezi). Edhe pse poezitë rrokin realitete ndiesore 30-vjeçare, sipas vetë shënimeve të viteve që autori ka vënë përfund tyre, këtu konceptet kohore janë të gjithhershme, njësoj si fjala “nesër” në poezinë: “Nevojë për pak dashuri”

“BIRI ADAMIT” – FUNDI
VJEN KUR HARROHET FILLIMI
Poezitë e Besnik Mustafajt nuk janë të rënduara me absurd dhe as me metafora që kërkojnë strukturime mentale të zbërthimit të tyre, por ato janë lehtësisht të kuptueshme, natyrisht sepse Besnik Mustafaj është edhe një prozator i shkëlqyer, ndaj edhe di ta ruajë magjishëm lexueshmërinë e vargjeve të tij…, ai është i vetëdijshëm se poezitë janë mënyra më e bukur për të shprehur ndjenjat. Aty fshien emocionet e pastra. Kjo e kthen leximin e këtij vëllimi në një kënaqësi të pakrahasueshme. Në vëllimin poetik “Biri i Adamit” fjalët kanë një fuqi ndikuese të pabesueshme. Autori luan me gjuhën me lehtësi dhe ne përftojmë gjatë leximit vërtet kënaqësi të madhe. Lexon dhe përpin varg pas vargu, strofë pas strofe dhe kërkon pastaj poezi pas poezie dhe shumë më shumë nga përvojat emocionale të shkrimtarit, që të mund t’i përkthesh a transkriptosh në përvoja të emocioneve vetanake. Po më pas? Me tepër e shumë më tepër. Dhe është absolutisht e nevojshme që t’i përgjigjemi kësaj thirrjeje kumbuese që na i “Birit i Adamit”: “Sa nuk ka dhënë krejt shpirt fjala/Fundi vjen kur harrohet fillimi”!

*Ana Kove

Tags: besnik mustafajkomentlibripoezi
Previous Post

Aksident në rrugën Sarandë-Gjirokastër, raportohet për një të vdekur

Next Post

EMRI/Arrestohet vëllai i deputetes shqiptare, i përfshirë në disa veprime kriminale

droni

droni

Next Post
EMRI/Arrestohet vëllai i deputetes shqiptare, i përfshirë në disa veprime kriminale

EMRI/Arrestohet vëllai i deputetes shqiptare, i përfshirë në disa veprime kriminale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.