Hetimet vijonë për ngjarjen e një nate më parë në Tepelenë ku mbeti i vrarë Artur Bresha dhe u plagos vëllai i tij pas një atentati në banesën e tyre.
Mësohet se viktima është qëlluar me automatik model ”56” nga jo më shumë se dy persona, gjë e cila konfirmohet nga gjurmët e gjendura në vendngjarje.
Vëllai i tij Artan Bresha vijon të jetë i shtruar një spital ku po merr edhe ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ende nuk ka dijeni se i vëllai ka ndërruar jetë.
Deri në këto momente nuk ka asnjë person të shoqëruar, ndërkohë që policia ka shtuar postblloqet dhe kontrollet intensive në rrugët hyrëse dhe dalëse me Tepelenën.

//DRONI.al/











