Ndodhin dhe mrekullitë, pavaresisht tragjedisë që kapi vendin tone me një bilanc te madh viktimash nga tërmeti i 25 Nëntorit.
Familja Sula ka mbetur e pastrehë si pasojë e tërmetit dhe është strehuar në çadrën e emergjencës në Manëz.
Por, pak orë më parë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” ka lindur Ajsel, vajza e tyre që gëzon shëndet të plotë bashkë me mami Ardjanën.

Ne i urojmë shendet dhe jetë të gjatë dhe raste te tilla na japin shpresë dhe motivim per ta pare me pozitive të ardhmen.
//DRONI.al/











