Presidenti Ilir Meta ka dhënë detaje nga mbledhja e sotme e Këshillit të Sigurisë. Në një postim në rrjetet sociale ai shkruan:
“Sot në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, diskutuam për një bashkëveprim dhe koordinim më të ngushtë midis të gjitha institucioneve për përballimin e emergjencës deri në rivendosjen e normalitetit të plotë.
E mbështetëm prokurorinë të çojë përpara hetimet dhe të vendosë para përgjegjësisë penale të gjithë ata që do të rezultojnë përgjegjës.
Të sigurojmë burimet e brendshme dhe mbështetjen e duhur ndërkombëtare për tejkalimin e pasojave të rënda të këtij tërmeti të tmerrshëm”.
Kujtojme se ne kete takim, u bene bashke Kryeministri dhe Presidenti, pas replikave, akuzave dhe sulmeve politike ndaj njeri-tjetrit përgjatë gjithe ketyre muajve.
//DRONI.al/











