Largohet nga detyra kryetarja e bashkisë së Durrësit, Valbona Sako.
Vete Sako e ka bere te ditur lajmin nëpërmjet një postimi në profilin e saj në Facebook.

Dorëheqja e kryebashkiakes së Durrësit vjen pas qendrimit të së saj në videon që bëri xhiron e rrjetit, ku shprehej se “duhet të jemi të kënaqur me 50 viktima”.
“E lënduar nga reagimi i madh negativ ndaj një prononcimi që bëra, nën një stres që i kalon fuqitë e mia, jap dorëheqjen nga detyra e Kryetares së Bashkisë Durrës. Falenderoj nga zemra të gjithë ata që më besuan dhe shpresoj në mirëkuptimin e të gjithëve”, shkruan Sako.











