Kërkim-shpëtimi po shkon drejt fundit. Ministria e Mbrojtjes jep të dhënat zyrtare se ku po vazhdon operacioni i kërkimit.
Kërkimet po bëhen nën rrënojat e hotel “Mira Mare” ku po punojnë grupet nga Serbia dhe Mali i Zi. Nën rrënojat e këtij hoteli mendohet se ka mbetur vetëm një trup I pajetë për tu nxjerrë.
Ndërkohë janë mbyllur kërkimet në Thumanë, dhe në Durrës në zonat Kënetë, Kryqi i Kuqi, Rruga Shoqeria Bashkimi (2 gjelat).
Deri më tani nga tërmeti fatal i të martës humbën jetën 49 njerëz dhe la mbi 700 të plagosur, si dhe një pamje dramatike në Durrës e Thumanë, me një sërë ndërtesash të kthyera në gërmadha.
//DRONI.al/











