Solidariteti ne keto ditë për shqiptarët nuk ka të munguar. Qytetarë të thjeshtë, ekipe shpetimi, njerëz anembanë dhe disa artistë kanë ofruar ndihmën e tyre për ta perballuar kete tragjedi të kombit tonë.
Këngëtari i njohur nga Kosova, Ermal Fejzullahu ka vendosur të dhurojë 100 000 euro për të gjithë të dëmtuarit e tërmetit, i cili solli pasoja fatale për Shqipërinë.
Nga ana tjetër babai i tij, Sabri Fejzullahu bëri të ditur se hapi dyert e shtëpisë së tij për ta liruar në ndihmë të njerëzve të prekur nga tërmeti.
“Vëllezër e motra asnjëherë në jetën time nuk kam dashur të publikoj, kur kemi marrë një iniciativë për të ndihmuar rastet e shumta në nevojë, mirëpo kësaj radhe bëhet fjalë për një komb të tërë. Uroj të solidarizohemi të gjithë, të hapim zemrat e të ndihmojmë sa kemi mundësi. Zoti e bekoftë popullin shqiptar. I juaji, Ermal Fejzullahu”, ka shkruar këngëtari në Instagram.

//DRONI.al/












