Mes banesave të dëmtuara nga tërmeti i fortë që tronditi Shqipërinë një ditë më parë është edhe ajo e Bashkim Hoxhës, gazetarit të emisionit të mëngjesit në News24.
Në pallatin ku banon gazetari Hoxha janë shkaktuar dëme serioze. Ai ka postuar sot në Facebook foton e dëmeve që la pas tërmeti 6.4 ballë i 26 nëntorit, ku duket se suvaja është rrëzuar dhe kanë dalë tullat e pallatit.

/DRONI.al/











