Ajo që është dramatike dhe e dhimbshme është situata e krijuar në Thumanë dhe momenti kur një djalë i vogël nxirret nga rrënoja.
Më e dhimbshme eshte fakti kur pranë të riut u gjet gjyshja e tij,e cila fatkeqësisht nuk ka mbijetuar dot.
E ndjera ka shtrënguar nipin për ta mbrojtur nga shembjet dhe gërmadhat ndërkohë që vetë ka ndërruar jetë.
Shqipëria është tronditur nga një tërmet i fuqishëm në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se epiqendra e tërmetit 6.4 ballë ka qenë në Durrës por është ndjerë në të gjithë vendin.
///DRONI.al/











