Ndonëse pa një njoftim zyrtar, vërehet se Besnik Muçi nuk rezulton në listën e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Aktualisht në faqen zyrtare rezultojnë të jenë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese: Vitore Tusha, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari si edhe Fiona Papajorgji.

Kujtojmë se Besnik Muci iu drejtua sot me një letër anëtarëve të GJykatës Kushtetuese përmes të cilës i kërkonte të shpreheshin për mandatin e tij pas vendimit të KPA.
Në takimin me presidentin Ilir Meta, ketij te fundit iu kërkua që të rishikojë qëndrimin e tij dhe të deklarojë përfundimin e mandatit.
//KB/DRONI.al/












