Një ditë pasi KPA e shkarkoi si prokuror dhe e paralajmëroi se nuk do ta njihte vendimin e shpallur nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, Besnik Muçi, ka hyrë mëngjesin e sotëm në Gjykatën Kushtetuese, institucion në të cilin u emërua nga presidenti Ilir Meta, pa e kaluar vetting-un.
Teksa fliste para gazetarëve, ,Muçi tha se ditën kur u emëruar nga presidenti Meta si anëtar i kushtetueses e ka humbur statusin e Prokurorit dhe kështu KPA nuk mund që të marrë vendime për të.

Vendimi i KPA-së u kundërshtua edhe nga presidenti Ilir Meta, teksa e konsideroi “vetting të partisë”.
//DRONI.al/











