Komisioni i Venecias ka dhënë një përgjigje alternative lidhur me gatishmërinë e tyre per te dhene një opinion për Gjykatën Kushtetuese.
Pas sugjerimit të ambasadës së SHBA-ve për ta çuar debatin për Kushtetuesen në këtë komision, News 24 i ka dërguar një e-mail Komisionit të Venecias ku pyet ‘nëse do të japë një opinion mbi debatin për anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese’.
“Përgjigja është po. Nëse ne marrim një kërkesë nga autoritetet shqiptare, ne do ta trajtojmë atë”, ka qenë përgjigjja e Komisionit të Venecias.
Kujtojmë se pas sugjerimit të ambasadës së SHBA, reagoi Presidenca, e cila deklaroi se është koha për shtet të së drejtës dhe jo shtet të ambasadave.
vijon..
//DRONI.al/











