Policia italiane prangosi 3 shtetas shqiptarë të moshave 24, 30 e 33 vjeç, pasi kishin vjedhur sasi të mëdha bizhuterish e objektesh të tjera me vlerë në një numer banesash. Ata punonin orëve të pasdites ose natën dhe për objektiv shënjestronin vilat e personave të pasur.
Në grabitjen e parë ata kishin mundur të vidhnin bizhuteri që kapnin vlerën e 200 mijë eurove, ndërsa në një tjetër grabitje kishin vjedhur orendi të argjendta. Të 3 u ndaluan nga agjentët e skuadrës “Flying”, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim si bashkëpunëtor i grupi.
















