Ditën e nesërme shënohen plot gjashtë vite nga vdekja e ish-deputetit demokrat Sokol Olldashi. Më 20 nëntor të 2013 do të ndahej tragjikisht nga jeta, në një aksident automobolistik, demokrati i cili i dha shumë Partisë Demokratike.
Një prej miqve dhe bashkëpunëtorëve më të afërt të politikanit, Flamur Noka e kujton përmes një dedikimi emocionues në Facebook.
Teksa poston një foto të Olldashit, ish-deputeti demokrat shkruan: “U bënë 6 vjet pa ty Koli. Na merr malli për ty vlla”.

//DRONI.al/











