Drejtori i ri i Kadastrës së Durrësit është emëruar Artur Çobani.
Ai zëvendëson në këtë institucion ish-drejtorin Liridon Pula, i cili u bë protagonist i një përplasje të madhe mes kryeministrit Edi Rama dhe prokurorit Arjan Ndoja. Kujtojmë që ky i fundit e arrestoi Liridon Pulën për ‘shpërdorim detyre’, por më pas e gjithë qeveria u hodh në sulm të prokurorit duke thënë se Ndoja i shërben krimit të organizuar.
Pak javë pas këtyre sulmeve, prokurorit iu bë atentat në Durrës duke e lënë të plagosur.
Edej Katadstra e Vlorës ende nuk ka një drejtues për shkak të përplajses mestyre të grupeve të ndryhsme politike dhe kriminale.











