Prej ditësh në mediat online po qarkullon lajmi i largimit të Florian Agalliut nga Top Channel dhe nga emisioni “Në shtëpinë tonë”.
Flori dhe bashkëshortja e tij thuhej se kanë vendosur të largohen nga drejtimi dhe nga autorësia e këtij programi për arsye personale të pazbuluara këto deri tani.
Agjenti 00Thumb këtë të diel në emisionin “Thumb On” ka treguar se e vërteta e largimit të Florian Agalliut nga “Në shtëpinë tonë” ka qenë për shkak të një sherri me Ben Blushi. Ben Blushi kërkonte më shumë klikime nga emisioni pasi mesa duket ishte i pakënaqur nga shikueshmëria aktuale.
Një situatë e tillë ka shkaktuar debat dypalësh gjë që ka çuar në marrjen e një vendimi prej Agalliut dhe bashkëshortes së tij Renisës, e cila ka qenë autore e këtij programi prej vitesh, që të largohen përfundimisht nga Top Channel./Blitz.al/











