Panairi i Librit shënoi dje mbylljen e tij, duke shpresuar që lexuesit blenë librat per te cilat kishin nevojë.
Ky edicion i ri solli padyshim emra të tjerë si autorë, ku buje beri Angela Martini me nje liber autobiografie si dhe Arbana me librin e saj me gatime apo dhe Artan Fuga me librin e tij “Shoqëria Piramidale”.
Nga panairi jane shkeputur dhe momente interesante, ku tregohet se aktivitete të tilla, nderpresin qoftë dhe për pak dhe “armiqësitë”.
Një ndër titujt interesant qenë edhe libri i ish-deputetes demokrate Grida Duma “Kohë për politikë”.
Duke shfrytëzuar prezencën e madhe të publikut këto ditë në panair, ish deputetja është gjendur vet në stendat e shtëpisë botuese për të takuar lexuesit e saj si dhe për t’ju dhënë atyre një mbishkrim.
Mirëpo së fundmi vëmendje ka marrë deputetja socialiste Blerina Gjylameti, e cila është fotografuar duke i marrë një autograf rivales së saj në politikë.
//DRONI.al/












