Presidenti Ilir Meta thotë se ambasadori i OSBE, Bernd Borchardt nuk është i mirëpritur në Presidencë.
Sipas Metës, ambasadori Borchardt ka vënë në diskutim vendimet e Presidentit si dhe ka bërë vendime të turpshme drejtuar protestuesve të “Astirit”.

“Z. Bernd Bochardt, i cili vuri në diskutim Dekretin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta për zgjedhjet vendore në Shqipëri të muajit qershor 2019 dhe që publikisht i tregoi gishtin qytetarëve shqiptarë nuk është i mirëpritur në Institucionin e Presidentit të Republikës”, thuhet në dokumentin e Presidentit. /Ora News.tv/











