Një aksident ka ndodhur para pak minutash në Sarandë ku një automjet ka përfunduar brenda një dyqani rrobash.
Si pasojë e humbjes së kontrollit shoferi ka devijuar nga rruga edhe është përplasur me xhamin e butikut, duke shkaktuar thyerjen e tij.
Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Policia ndodhet ne vendin e ngjarjes dhe po heton per te zbardhur shkaqet e aksidentit.

//DRONI.al/











