• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/Basha sqaron skemën e subvencioneve: Do implementohet sistemi i Kosovës dhe Maqedonisë

droni by droni
16 November, 2019
in Politika
0
VIDEO/Basha sqaron skemën e subvencioneve: Do implementohet sistemi i Kosovës dhe Maqedonisë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nga Devolli në takim me fermerët, tha ndër të tjera se kostot e rënduara e kanë bërë bërë punën e fermerit të pavlerë në treg.

“Janë gjashtë apo shtatë sezone që vij këtu pranë jush dhe ndryshimet që shoh, ka ndryshime por nuk janë pozitive. Janë ndryshime negative, janë hapa prapa. Është bujqësia e braktisur, është fermeri i nënshtruar presionit, terrorit të shtetit, janë taksat dhe kostot e papërballueshme të cilat e bëjnë punën tuaj të pavlerë në këtë treg. Në vend që frytet e djersës tuaj të kthehen në mallra cilësore, në prodhime të freskëta, me kosto të përballueshme për qytetarët, në ushqime cilësore për fëmijët tanë dhe të sjellin fitime për punën kaq të lodhshme të fermerit shqiptarë, ato përfundojnë në kanal, pëfundojnë të pashitura. Dhe kjo e gjitha sepse sektori i bujqësisë dhe blegtorisë është sektori më i braktisur, më i shkelmuar nga kjo qeveri. I braktisur pa mbështetje, pa subvencione, i braktisur sepse taksat e larta dhe çmimet e larta në veçanti të naftës dhe të energjisë e bëjnë të pakonkurrueshëm prodhimin tonë me prodhimin e huaj, pasi vijnë në treg me çmime më të larta, me kosto më të larta”tha Basha.

Kryedemokrati u shpreh se me punën e palodhur të fermerit, kosto e mollës shkon 300 lekë të vjetra, ndërsa në treg nuk shitet dot më shumë se 150 lekë-200 lekë të vjetra. Kjo sipas tij nuk eshte ekonomi, por ekzekutim.

“Pse ndodh kjo?! Sepse Devolli dhe Shqipëria janë i vetmi vend në Ballkan ku qeveria nuk e mbështet fermerin me para. Pak kilometra më këtej ndodhet Maqedonia e Veriut dhe Kosova. Dy shtete më të rejat se tonat, dhe të dyja financojnë sektorin e bujqësisë secila prej tyre me 100 mln euro ën vit subvencione për fermerin. Për çdo kile prodhim fermeri kosovar merr një sasi të caktuar eurosh me të cilat arrin në mos të zerojë, të ulë në minimum kostot e naftës e plehrave kimikë, të farave, të fidanëve dhe arrin ët dalë në treg me një prodhiim cilësor, me një prodhim me çmim të arsyeshëm i cili shitet në një çmimi të arsyeshëm por edhe arrin të konkurrojë edhe me prodhime të tjera në tregun e eksportit.

E njëjta gjë edhe me prodhimet e Maqedonisë së Veriut, fruta, perime, bulmet, mish dhe sektorë të tjerë peshkimi, blegtoria në Ballkan dhe kudo në Europë janë në qendër të mbështetjes financiare. Këtu vit për vit mbështetja financiare për fermerin ka rënë. Po të shikojmë zërin e buxhetit për vitin e ardhshëm është prapë në nivele minimale, dhe ai është vetëm numri që shkruajnë me dorë aty se të gjithë e dimë se as 1/3 e asaj shume nuk vihet në dispozicion, dhe akoma më pak shpërndahet.

Dhe kujt i shpërndahet?! I shpërndahet një grushti njerëzish. Nga ana tjetër siç e dini fare mirë nga Kapshtica dhe njësoj si nga Kakavija, kamionët ecin me një drejtim, jo nga Shqipëria drejt eksportit por drejt Shqipërisë duke mbytur tregun prodhimet e huaja. E gjitha kjo është rezultat e një qeverie që ka braktisur prej ditës së parë jo vetëm premtimet por edhe për të mbrojtur fermerin shqiptar. Problemi nuk është mungesa e potencialit, të gjithë e dimë se Devolli ka potencial të jashtëzakonshëm që vihet në jetë nga njerëz punëtorë. Devolli është kthyer në shkollë më vete, për nga fushat e kultivimit të kulturave. Këtu mungon një qeveri që dëgjon dhe ju mbështet. Kjo qeveri ka mbyllur sytë dhe veshët dhe flet me propagandë, të gjithë paratë e buxhetit i jep një grushti oligarkësh”,-shpjegoi Basha.

Kreu i PD tha se do implementohet sistemi i Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

“Subvencioni funksionon në këtë mënyrë; nga kosto e prodhimit, qoftë patatja, qoftë qepa, molla, domatet, bostan, mish, bulmet, juve t’ju mbetet vetëm kosto e krahut të punës. Pra, shuma e parave që destinohet për prodhimin që ju sillni në treg nga shteti, shteti iu paguan aq para sa të çojë në zerimin e kësaj kosto. Ky pra është qëllimi i mbështetjes tonë direkte për fermerët. Këtë bën sot Kosova. Kosova ka një listë dhe thotë: nëse dorëzon kaq tonë speca, do të marrësh kaq mijë euro. Nëse dorëzon kaq tonë spinaq apo mollë, do të marrësh kaq mijë euro. Gjithçka është e parashpallur, transparente.
Me planin tonë fermeri duhet të bëjë dy gjëra; E para e punës të certifikohet sasia e prodhimit që ka; dhe e dyta të certifikohet që ka cilësinë minimale pë rtë hyrë në treg.
Me certifikimin e tyre menjëherë fermeri përfiton për çdo kuintal prodhim dhe në funksion të kësaj do të buxhetohet çdo vit nga buxheti ynë që në vitin e parë 100 milionë euro nga buxheti i shtetit. 100 milionë euro vetëm për mbështetje direkte për fermerin. Nuk do të mbështetën prodhime kuturu, por ato që sjellin një vlerë të shtuar. Gjithçka do të bëhet digjitale pa pasur nevojë të shkoni tek zyra, do të eliminohet e gjitha kjo. Avantazhi i digjitalizimit me një kartë, me një cip mund të shmangim hallkat që bëjnë korrupsioni dhe gjithçka të vërtetohet siç është. Dy gjëra: E para, një tabelë e shpallur, transparente vit për vit e subvencionit që do të jetë për prodhim për të gjithë fermerët, pa dysheme, pa tavan. Kjo që po ju them nuk është as ëndërr dhe as që e bëjnë vendet më të pasura, këtë e bën Kosova. Do marrim sistemin e Kosovës, sistemin e Maqedonisë së Veriut. Mbështetje e drejtpërdrejtë për të gjithë fermerët duke shmangur mundësitë për abuzime dhe korrupsion. Problemi është vëmendja, vullneti”, deklaroi Basha.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1169798459881480/

Tags: Bashadevollfermereluli
Previous Post

“Rama e ktheu vjedhjen në art”, Basha nga Devolli: Ne e kemi zgjidhjen, por më parë duhen zgjedhje të lira

Next Post

Françesko Toti i ftuari special, zbardhet axhenda e nesërme në “Air Albania Stadium”, këngëtarët që priten të performojnë

droni

droni

Next Post
Françesko Toti i ftuari special, zbardhet axhenda e nesërme në “Air Albania Stadium”, këngëtarët që priten të performojnë

Françesko Toti i ftuari special, zbardhet axhenda e nesërme në “Air Albania Stadium”, këngëtarët që priten të performojnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.