Kreu i qeverisë Edi Rama ka folur për herë të parë lidhur me kërcënimin e bërë në adresë të tij përmes një mesazhi në telefon.
“Nuk janë tema që më shqetësojnë, as me interesojnë. Ç’ka më intereson është dhënia e një shtyse të re procesit qeverisës për një përfundim me sukses të këtij mandati, shtysë e cila fillon me ligjin special kundër të gjithë atyre që janë shpërndarë në territore të caktuara dhe kujtojnë se llogaritë i kanë të mbyllura, po i kanë të hapura dhe tani është koha të bëhen llogaritë për pasuri të vëna në mënyrë kriminale. Kjo është ajo që më intereson”, tha shefi i qeverisë.
Andrea Kurti ishte i riu i cili u shoqërua nga forcat e Anti-terrorit, pasi i dërgoi disa SMS-së kërcënuese Kryeministrit Edi Rama.












