Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka votuar në mënyrë elektronike për zgjedhjen e delegatëve të Kongresit për të cilat po votojnë sot të gjithë anëtarët socialistë.
Votimi po testohet në njësitë administrative numër 8 të Bashkisë Tiranë. Peza tregoi në një deklaratë për mediat se 47% e kandidatëve për delegatë janë femra.
Ndërsa tha se në të gjithë vendin janë hapur 365 vendvotime. Për herë të parë në zgjedhjet e delegatëve të Kongresit të PS-së u testua dhe votimi elektronik online.













