Një ditë pas dekretimit nga Presidenti i Republikës Ilir Meta, Marsida Xhaferllari i është drejtuar mëngjesin e sotëm Gjykatës Kushtetuese.
Por nga ana tjetër, si pasoje e ngërçit të krijuar dhe Arta Vorpsi, e vetëbetuara si anëtare, është paraqitur gjithashtu ne institucion, duke krijuar keshtu një si beteje mes të dyjave se kush do të qëndrojë në Gjykatën Kushtetuese.
Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsi u betua dje tek noterja duke shmangur ceremoninë zyrtare para Presidentit Ilir Meta, pasi ky i fundit shfaqi rezerva për emrin e saj. Emri i saj çoi në përplasje në distancë mes Presidencës dhe KED-së, ndërsa përfaqësuesit e tyre treguan gishtin e fajësisë tek njëri tjetri.
Kujtojme se Kuvendi sot do të mbaje nje seancë të veçantë, për Marsida Xhaferllarin.
vijon…
//DRONI.al












