Një 26-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në Monza të Italisë.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së enjtes, ku makina ku udhëtonte shqiptar u përplas me një tjetër, që drejtohej nga një 21 vjeçar.
I riu shqiptar u dërgua menjëherë në spital, ku nuk arriti dot t’i mbijetonte plagëve të marra. Ndërsa 21-vjeçari nga Arcore ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Mediat italiane shkruajnë se 26-vjeçari shqiptar që humbi jetën quhet Jetmir Isufi. Ai jetonte prej vitesh në Merate.
Shkaqet e aksidentit janë të paqarta. Policia italiane po punon për rindërtimin e dinamikës së aksidentit me pasojë vdekjen.
//DRONI.al/











