Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka bërë renditjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm sipas pikëve të marra.
I pari në listë është Olsjan Çela. E dyta në listë është Arta Marku. Në vend të tretë është Fatjona Memçaj.
Një ditë më parë Këshilli intervistoi në seanca të ndara të tre kandidatët. Ata paraqiten platformat e tyre dhe më pas iu përgjigjen pyetjeve të anëtarëve të KLP për çështje të ndryshme për menaxhimin e punës në Prokurorinë e Përgjithshme.
Kandidatët u pyetën edhe nga përfaqësues ndërkombëtarë. Lista me renditjen e kandidatëve do ti dërgohet për votim Kuvendit.
/DRONI.al/











