Një 58-vjeçar ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Korçë, në rrethana të dyshimta. Telha Kelo nga fshati Pojan ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm për shkaqe të cilat ende nuk dihen.
Familjarët thonë se 58-vjeçari po kurohej prej dy ditësh nga tëmthi, ndërkohë që kanë kërkuar ta transferojnë në spitalin e Tiranës. Ata ngrene akuza ndaj bluzave te bardha.
Mjekët nuk kanë hasur ndonjë problem përveçse dhimbje koke dhe barku.
BW, shkruan se trupi i Telha Kelos ndodhet në morg që prej orës 08:00 nga ku pritet të kryhen ekspertiza mjekoligjore. Ndërkohë me këtë çështje po merret Oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë Korçë.
//DRONI.al/












