Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të marrë nesër në intervistë tre kandidatë për prokuror të Përgjithshëm të vendit.
Në listë është kryeprokurorja aktuale e përkohshme, Arta Marku, e cila do të jetë e para në listën e kandidatëve që do të zhvillojë intervistën.
Pas saj, do të jetë Fatjona Memçaj dhe më pas Olsian Çela.

Secili nga tre kandidatët do të ketë në dispozicion një orë e 30 minuta. Intervistat nisin në orën 9.30 dhe përfundojnë në orën 14.00.











